Genta Ismajli ka reaguar rreth raportimeve për prishje të marrëdhënieve me kolegen e saj, Adelina Ismaili.
Pos reagimit të saj, këngëtarja ka publikuar edhe një fotografi të përbashkët me Adelinën.
“Mos besoni asgjë që thuhet në portale ose TV nëse s’e kam shkruar këtu ose s’e kam thënë para kamerës”.
“Dëshira për të rritur klikimet të cilat iu kthehen në më pak se 1 cent për qindra mijëra shikime është më e madhe se kurrë duke mos menduar dy herë dëmet për ata që shkruajnë”.
“Nuk jam unë matëse e famës dhe sukseseve për askënd. Më vjen keq për disa që bien pre e thashethemeve dhe bëjnë shkrime e deklarata pa i vërtetuar ato”.
“Adelina Ismaili ka qenë, është dhe mbetet një ndër koleget më të respektuara nga ana ime”, shkruan në postimin e Gentës. /Telegrafi/