Kompania FRUTEX ka reaguar ndaj ndërprerjes së energjisë elektrike kohëve të fundit me orë të tëra pa paralajmërim dhe me një energji jo stabile, nga ana e KESCO-së duke treguar mos përgjegjësi total ndaj konsumatorëve.
Në reagimin e kësaj kompanie thuhet se “kjo është një pa përgjegjësi totale dhe e turpshme, çfarë është duke bëtë KESCO-i në raport me furnitorët”.
Reagimi i plotë:
“Reagim i Kompanisë FRUTEX Ndaj Reduktimeve të Energjisë Elektrike
Kompania FRUTEX reagon ndaj ndërprerjes së energjisë elektrike kohëve të fundit me orë të tëra pa paralajmërim dhe me një energji jo stabile, nga ana e KESCO-së duke treguar mos përgjegjësi total ndaj konsumatorëve.
Kjo është një pa përgjegjësi totale dhe e turpshme, çfarë është duke bëtë KESCO-i në raport me furnitorët.
Për shkak të reduktimeve të mëdhja të energjisë elektrike, kompania FRUTEX është duke pësuar humbje dhe dëme te jashtëzakonisht të mëdhaja.
Kompania FRUTEX, vetëm për 11 muaj ka pagua 159,010.55 € dhe borxhi ndaj KESCO-it është ZERO.
Për shkak të energjisë jo stabile dhe të pamjaftueshme kompania FRUTEX ka paguar shuma jashtëzakonisht të medha për blerje të paisjeve për stabilizim të tensionit dhe për servisim të paisjeve të demtuara si pasoj e nderprerjeve të shpeshta të rrymes dhe furnizim jo stabil të rrymës.
Në kohën kur është vendosur taksa 100 % për produktet serbe, dhe përkrahja më prodhuesit vendor duhet të jetë 100 %, KESCO ka bërë një sabotazh totale, me qëllim a pa qëllim, duke bërë reduktime të energjisë elektrike të pa planifikuar me orë të tëra, e cila ndikon direkt në rritjen e cilësisë dhe sasisë në prodhimin e produkteve vendore dhe duke shkaktuar dëme shumë të kushtueshme dhe të pa përballueshme për biznesin.
I bëjmë thirrje Zyrës së Rregullatorit për Energji, Qeverisë dhe institucioneve të tjera të marrin masa të menjëhershme ndaj KESCO si përgjegjës për ndërprerjet e paligjshme të furnizimit me energji elektrike”.