Telegrafi

Reagon Faton Ramadani: Policia më arrestoi pa asnjë bazë ligjore lidhur me sulmin ndaj gazetarit Kajtazi

Faton Ramadani ka reaguar lidhur me shoqërimin e tij në stacionin policor si i dyshuar për sulmin ndaj kryeredaktorit të Insjaderit, Vehbi Kajtazi.

Ramadani përmes një postimi në Facebook, ka thënë se policia e mori atë pa asnjë bazë ligjore.

Lexo po ashtu Faton Ramadani shoqërohet në polici lidhur me sulmin ndaj Kajtazit (Foto)

“Unë isha në drek në restorant “Central”, pasi dola një lokal me një tjetër shok, Driton Ymeri personalisht në shenjë hakmarrje pas asnjë bazë ligjore më ftoj në polici dhe e hapi lajmin për sulmin ndaj gazetarit”, ka shkruar Ramadani.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Komondanti i policis Driton Ymeri pasi eshte mik me Gojart Kelmendin me ftoj ne polici pa asnje baz ligjore.
Driton Ymeri ket e ban ne Hakmarrje per mikun e ti Gojart Kelmendin te cilin Gojarti dhe Fadil Syleviqi ishin te perfshim ne montimin e Rastit Ramadani.
Lajmin qe po e shoh ne portalin Indeks onlline e kan dhe Driton Ymeri Faton Shoshit per ta habit opinjonin.
Une isha ne drek ne restorant Central pasi dola ni lokal tjeter me shok Dritoni personalishte ne shenje hakamarrje pa asnje baz ligjore me ftoj ne polici dhe e hapi lajmin per sulmin ndaj gazetarit. /Telegrafi/