Site icon Telegrafi

Reagon familja e policit Azbi Spahiu: Të respektohet privatësia, mos spekuloni

Familja e policit Azbi Spahiu, i cili pasditen e së mërkurës u hodh nga një lartësi, ka reaguar për herë të parë duke dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të tij dhe duke sqaruar rrethanat.

Në deklaratën e tyre, familja ka kërkuar mirëkuptimin e publikut për të ruajtur privatësinë në këto momente të vështira.

Familja Spahiu ka hedhur poshtë çdo aludim se ngjarja lidhet me presione nga eprorët, kolegët apo palë të tjera, duke e cilësuar situatën si një çështje personale.

Ata kërkuan që të mos ndërmerren veprime në emër të tyre pa miratim.

Në deklaratën e tyre, familja shprehu mirënjohjen për mbështetjen e marrë dhe theksoi rëndësinë e qetësisë për rikuperimin e Azbiut.

Ata falënderuan miqtë, të afërmit, kolegët dhe mjekët për ndihmën e dhënë, duke theksuar se shëndeti i tij po përmirësohet.

Familja kërkoi nga mediat dhe publiku të shmangin spekulimet dhe të respektojnë privatësinë e tyre, duke theksuar se vëmendja e tepërt e rëndon situatën. A

ta konfirmuan se ngjarja nuk lidhet me presione për shkak të detyrës dhe falënderuan të gjithë ata që kanë treguar mbështetje të sinqertë.

Sipas familjes, gjendja e Azbi Spahiut po përmirësohet dhe ata presin që ai të rikthehet së shpejti në normalitet. Ata shprehën mirënjohje të veçantë për mjekët e Spitalit të Traumës për kujdesin dhe profesionalizmin e tyre.

Familja përfundoi deklaratën me një thirrje për mirëkuptim dhe respekt për privatësinë, duke shprehur besimin se situata do të kalojë me sukses.

Exit mobile version