Misioni EULEX në Kosovë ka reaguar pas kritikave të shumta ndaj zyrtarit të tyre, i cili kishte parkuar veturën gabimisht në njërën nga rrugën e Prishtinës.
Pas lajmeve për diskutimin e këtij zyrtari me një qytetar në Kosovë, EULEX është zotuar se do të marrë masa disiplinore.
“Dënojmë me terma të ashpër sjelljen e pjesëtarit të stafit të EULEX-it që është parë duke parkuar gabimisht në Prishtinë. Ne garantojmë se do të marrim masat e dukura disiplinore. Falënderojmë qytetarin e Kosovës që e nxori në dritë këtë rast dhe për sjelljen e përgjegjshme”, thuhet në përgjigjen e EULEX-it, ndaj komenteve në Twitter.
Këtë deklaratë EULEX-i e ka dërguar edhe në adresë të Telegrafit.
We condemn in the strongest terms the behavior of the #EULEX staff member who was seen parking inappropriately in Pristina. We vouch to take the appropriate disciplinary measures. We thank the #Kosovo citizen who brought this case to light for his responsible behaviour.
— EULEX Kosovo (@EULEXKosovo) October 23, 2021
Ndryshe Telegrafi kishte raportuar më parë për këtë veprim të pjesëtarit të EULEX-it, i cili ishte incizuar nga një qytetar.
Sipas pamjeve të publikuara nëpër rrjete sociale, shihet se zyrtari i EULEX-it ka parkuar veturën në një pjesë ku nuk është e dedikuar për parkim.
Në video dëgjohet se qytetari duke e pyetur zyrtarin nëse vepron njësoj në vendin prej nga vjen.
“A mund të ju pyes nga jeni? A e parkoni kështu veturën në vendin tuaj”, dëgjohet duke thënë qytetari i cili filmoi ngjarjen.
Ndërkaq, zyrtari i EULEX-it i përgjigjet, duke thënë: “Parkoj kështu në Kosovë”. /Telegrafi/