Site icon Telegrafi

Reagon ELEM: Nuk ka lëshim të pakontrolluar të ujit nga Liqeni i Ohrit

SHA ELEM sot në tërësi i ka hedhur poshtë akuzat politike të shfaqura nga LSDM-ja se uji në mënyrë të pakontrolluar është lëshuar nga Liqeni i Ohrit, dhe se edhe aktualisht lëshohet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kësaj here lejuan të degradohen deri në atë nivel që vetë filluan të përgënjeshtrohen me tezat e liferuara. Njëherit, partisë tani filloi t’i pengoj ajo që është rritur prodhimtaria vendore e energjisë elektrike dhe se pikërisht për shkak kësaj është ulur niveli i ujit të liqenit”, thonë nga SHA ELEM.

Ata përgënjeshtrojnë se në dhjetor janë ballafaquar me import të shtrenjte të energjisë elektrike, siç thekson LSDM-ja, sepse, siç theksojnë, kompania nga 1 janari mori për obligim t’i sigurojë sasitë e nevojshme të energjisë elektrike për konsumatorët tarifor me vendim të Komisionit Rregullator për Energjetikë, e miratuar nga fundi i vitit të kaluar, njofton AIM.

Sipas të dhënave, siç cekin nga SHA ELEM, rrjedha mesatare në liqen për muajin dhjetor, në periudhën 1966-2015, paraqet 22,68 metra kub në sekondë, ndërsa për dhjetor 2016 vetëm 2,81 metra kub në sekondë. që është tetë herë rrejdhë më e vogël në krahasim me mesataren apo bëhet fjalë për dhjetor më të thatë në histori. Në janar 1966-2016, rrjedha mesatare në Liqenin e Ohrit paraqet 25,44 metra kub në sekondë, ndërsa në janar 2017 paraqet 7,53 metra kub në sekondë dhe është rreth 3,5 herë më e vogël nga mesatarja për atë periudhë. SHA ELEM udhëhiqet sipas bilancit energjetik dhe çdo muaj përpunon plan për mprodhim për muajin e ardhshëm deri në gjysmën e muajit rrjedhës.

“Prodhimi i shtuar në dhjetor është sipas planit për punë për atë muaj, si dhe për shkak të rrjedhave mbi mesataren në nëntor, ndërkaq, prodhimi i ulur për janar bazohet në planin në bilancin energjetik për atë periudhë dhe në pajtim me rrjedhat hidrologjike të shoqëruara me rrjedhat e ulëta rekorde në dhjetor, për të cilat tashmë informuam, SHA ELEM edhe krahas nevojës nga prodhimi i rritur i energjisë elektrike që ndodhi si rezultat i konsumit enorm të rritur në janar, e reduktoi dhe në tërësi e adaptoi prodhimin e energjisë elektrike nga hidrocentralet përgjatë rrjedhës së Drinit të Zi”, qëndron në reagim. /Telegrafi/

Exit mobile version