Site icon Telegrafi

Reagon Edi Rama: Data e vetme e zgjedhjeve është 30 qershori

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas deklaratave të presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili ka thënë se data e re e zgjedhjeve lokale do të jetë 13 tetori.

Kryeministri Rama, përmes një shkrimi të bërë në Twitter ka shkruar se data e vetme e zgjedhjeve është 30 qershor.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në një konferencë për media ka njoftuar se ka dekretuar 13 tetorin si datë të re për zgjedhjet, por mazhoranca ka vendosur të mos tërhiqet nga 30 qershori.

Lexo po ashtu Meta: 13 tetori, data e re e zgjedhjeve

Ndryshe, Meta kishte ftuar për në takim kryeministrin Edi Rama, por ai ka refuzuar të takojë presidentin me arsyetimin se ishte i zënë me zgjedhjet. /Telegrafi/

Exit mobile version