Shtëpia evropiane e futbollit, UEFA ka reaguar pas fitores së Përfaqësueses së Kosovës ndaj Republikës së Çekisë.
Kosova ka arritur të fitojë me rikthim 2-1 ndaj Republikës Çeke në një atmosferë të zjarrtë në stadiumin Fadil Vokrri.
Kjo fitore e Dardanëve erdhi falë golave të shënuar nga sulmuesi Vedat Muriqi (20′) dhe mbrojtësi Mërgim Vojvoda (66′).
Fitorja e Kosovës bëri bujë të madhe në mediat vendore dhe ndërkombëtare, ndërsa reagim ka dhënë edhe faqja zyrtare e UEFA-s.
Faqja zyrtare e UEFA-s ka shkruan për formën e mirë që po kalon Kosova, si përfaqësuese e pamposhtur në 15 ndeshje.
“Kosova, kombëtarja në formë. FFFFBFFBFFBBBFF”, shkruan në faqen zyrtare të UEFA EURO 2020.
Ndryshe, ndeshja e radhës e Kosovës është në udhëtim te Anglia me 10 shtator në stadiumin St Marys të Southamptonit. /Telegrafi/
🇽🇰 Kosovo: the in-form nation! 👏👏👏
🌟 WWWWDWWDWWDDDWW 🌟#EURO2020 pic.twitter.com/hamp3nNM6c
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) September 7, 2019