Site icon Telegrafi

Reagon edhe Leo Messi për skandalin në Lojërat Olimpike në ndeshjen Argjentinë-Marok

Argjentina ka pësuar humbje 2-1 nga Maroku në ndeshjen hapëse në Lojërat Olimpike që po mbahen në Paris.

Por, kjo nuk ishte një përballje e zakonshme, pasi pati skena nga më të ndryshmet, përfshirë këtu edhe dhunë.

Derisa Maroku ishte duke fituar 2-0 pas më shumë se 60 minutash lojë, Argjentina filloi të rikthehej me një gol në minutën e 68-të nga Giuliano Simone.

Cristian Medina kishte mendua se i barazoi shifrat në minutash shtesë, që ishin 16-të, por ndeshja u ndërpre nga tifozët marokenë që gjuajtën mjetet piroteknike në drejtim të lojtarëve argjentinas.

Lexo po ashtu Skandal në LO Paris 2024 - Lojtarët u kthyen në fushë pas dy orësh dhe Argjentinës iu anulua goli, Maroku mori fitore

Pas më shumë se dy orë, ndeshja u rikthye, ndërsa goli i barazimit ishin nën rishkim të VAR-it dhe u anulua për pozicion jashtë loje.

Lionel Messi ka reaguar për këto skena në rrjetet sociale, duke e përshkruar situatën si të “pabesueshme.

Në anën tjetër, trajneri Javier Mascherano deklaroi pas ndeshjes se “ky është cirku më i madh që kam parë në jetën time”.

Argjentina humbi 2-1 ndaj Marokut, ndërsa ndeshjen tjetër e zhvillon përballë Irakut. /Telegrafi/

Exit mobile version