Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit Lekaj, i cili ka thënë në një emision televiziv se “sikur t’isha ai që marrë vendime, sot ia kisha qu letrën e largimit”.
Ambasadori Chabert në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar se Ambasada e Francës e mbështet plotësisht Ambasadorin e Zvicrës.
Chabert ka shkruar se korrupsioni dhe nepotizmi janë plagë për Kosovë.
“Ambasada e Francës mbështet plotësisht Ambasadorin e Zvicrës. Korrupsioni dhe nepotizmi janë plagë për Kosovë”, ka shkruar Chabert./Telegrafi/
L’ambassade de France 🇫🇷soutient totalement l’ambassadeur de Suisse🇨🇭La corruption et le népotisme sont des fléaux pour le Kosovo🇽🇰
Ambasada e Francës🇫🇷 mbështet plotësisht Ambasadorin e Zvicrës🇨🇭Korrupsioni dhe nepotizmi janë plagë për Kosovën🇽🇰— France au Kosovo 🇲🇫 (@FranceauKosovo) March 29, 2019