Faqja shqiptare “Vipat e Bllokut” është e njohur tashmë për transparencën e saj, ku për asnjë moment administratorët nuk hezitojnë që të shfaqin para publikut ndryshimet e artistëve, të cilët i kanë arritur me metoda të ndryshme estetike, duke “gënjyer” në këtë mënyrë për origjinalitetin e tyre.
“Viktima” e fundit e tyre duket të jetë bukuroshja Viola Spiro, e cila është akuzuar se ka kryer ndërhyrje estetike në pjesën e dhëmbëve, të cilat nuk i ka siç i kishte dikur.
Kundrejt kësaj akuze ka reaguar e ëma e saj Brunilda, e cila me anë të një komenti të gjatë në Instagram, ka treguar atë se çfarë në të vërtetë ka bërë vajza e saj, duke kërkuar edhe nga faqet e tilla që ta lënë të qetë atë.
“Lereni rehat cupen time, vetem dhembet ka rregulluar pak, mishin e dhembeve sic ia ka bere Zoti dhe une i ka perseri dhe ju i beni njerezit me komplekse. Ju ia keni vene ne dukje kete gje si defekt, kur ne fakt aty e ka lezetin me shume , te buzeqeshja e vecante.
E keni nxjerre edhe here tjeter kete foto, pasi e kish postuar vete cupa, pasi i kish rregulluar dhembet dhe e tha vete. Ju nxirrni ato qe kane bere vertet meqe trumbetoni se jeni te vertete, por jo t’ beni njerezit me defekte ku nuk kane.
Po ju them dicka qe me del nga zemra si nene, mos e trazoni kot vajzen time se eshte si e ka bere nene, sepse nuk ka nevoje per asnje nderhyrje, se i keni rene ne qafe kot, nese ka bere,gjilpera ju befshin, por meqe i bini ne qafe kot, ju befshin juve gjilpera, jo per plastike, po ndryshe….Ato qe ekzagjerohen i gjykoj edhe une, por perseri mendoj qe kane jeten e tyre dhe askush nuk ka te drejte t’i gjykoje, pervec vetes dhe Zotit.
I kam rritur vajzat me besimin qe Bota ka njerez te mire dhe duhet ta duan jeten, por shume shpesh me shohin ne sy dhe i shoh qe i vuajne pasojat e perpjekjeve qe te jetojne ne kete Bote, qe eshte me shume armiqesore sesa miqesore dite pas dite.
Dobesia eshte njerezore, por ligesia duhet te largohet nga zemrat tona, prandaj me falni nese mallkova, por njeri jam edhe une, Zoti na falte mua dhe juve!!!,” – shkruan Brunilda Spiro në komentin e saj. /Telegrafi/