Djali i presidentit të Kosovës, Endrit Thaçi ka qenë një ndër emrat më të lakuar së fundmi në media.
Fillimisht ai u përfol për një lidhje të mundshme me Drita Stubllën, motrën e kreatores së njohur Lia Stublla, gjersa më pas u aludua se vajza e cila në të vërtetë po i pëlqen djalit të Thaçit është modelja Suzana Tahiri nga Vushtrria.
Kjo e fundit është irrituar shumë me mediat, e veçanërisht kur ka parë se bisedat ‘e saj’ private janë publikuar në portale, biseda në të cilat pasqyroheshin fjalët e Endritit, i cili i thoshte: “Mezi pres me të pa”.
Ajo ka reaguar ashpër me një status në Facebook, përmes së cilit ka sqaruar se biseda e publikuar, ka qenë e gjitha një trillim hakerësh: