Telegrafi

Reagon drejtori i Shëndetësisë në Pejë për pagat shtesë të personelit mjekësor: Do të sqarohemi me ministrinë, nuk mund të ketë dallime

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, Petrit Loci, ka thënë se pret që të martën të sqarohen të gjitha paqartësitë për pagt shtesë për punonjësit shëndetësor dhe ata që janë të ekspozuar ndaj rrezikut të infektimit me COVID-19.

Loci thotë se nuk duhet që të bëhen dallime mes komunave e as mes stafit sa i përket shtesës prej 300 eurosh të parapara në Pakon Emergjente Fiskale.

Po ashtu ai ka thënë se Peja nuk mund të kategorizohet me komunat e vogla të Kosovës,

“Fillimisht është kërkuar që vetëm vija e parë e personelit. Kemi vepruar. Pastaj, atje lartë kanë pasur presion dhe duket kanë ndryshuar diçka në ministri. Ne kemi nisur listën e kërkuar me 40 punonjës, por ne kemi 338 punonjës tëcilët është korrekt të përfitojnë. Peja nuk mund të kategorizohet me komuna të vogla, por me shtatë komunat më të mëdha. Ndaj numri prej 338 duhet të merret parasysh nga Qeveria në detyrë, nga ministri në detyrë Bislimi. Unë të Martën perosnalisht do merrem me Qeverinë, sepse na ka zënë në vikend kjo mjegull e krijuar. Do bëjmë çmos dhe të fusim listën komplete”, deklaroi Loci për ‘RADIO 1’.

Ndryshe reagimi i personelit shëndetësorë të Pejës ka qenë i ashpër pas këtij kategorizimi.