Gramoz Vokrri, djali i presidentit të ndjerë të Federatës së Futbollit të Kosovë, ka reaguar pas konferencës, së kryetarit aktual të FFK-së, Agim Ademit, duke thënë se e kanë larguar.
Gramozi ka reaguar në Facebook ku ka shkruar se Agim Ademi po fillon ta shkatërrojë shtëpinë më të madhe të futbollit në Kosovë.
Ai po ashtu ka treguar se nuk është më pjesë e FFK-së prej 45 ditë.
Djali i Fadil Vokrrit e akuzon Agim Ademin se ende pa përfunduar varrimi i Fadilit, ai kishte filluar t’i mbledhtë nënshkrimin për ta marrë postin që e ka.
Sipas tij, Agim Ademi e largoi Gramozin nga FFK-ja pasi e kundërshtoi atë dhe nuk u pajtua me mënyrën e udhëheqjes së tij.
Për më shumë lexoni postimin e plotë të Gramoz Vokrrit.
“Të nderuar miq, dashamirë dhe sportdashës. Fillimisht, jam jashtëzakonisht I befasuar me mbajtjën e një konferencë për media rreth shkarkimit tim. Besoj fuqishëm që interesi i futbollit kosovar është më i madh sesa interesat personale duke perfshi edhe vetën në këtë parim”.
“Ka mbi 45 ditë që nuk jam pjesë e strukturave të FFK-së pas një periudhe 6 mujore pa kontratë e as pozitë… Unë kam heshtur. Largimin tim nga Federata e Futbollit të Kosovës nuk e kam bërë publik për opinion, sepse nuk kam dashur që në FFK të këtë turbulencë, por kam dashur ta ruaj autoritetin, integritetin dhe reputacionin e Federatës së Futbollit të Kosovës të cilin me shumë mund e ngriti Fadil Vokrri dhe bashkëpuntorët e tij të vërtetë, ndërsa Agim Ademi po e shkatërron”.
“Unë poashtu kam heshtur edhe atëherë kur ende pa përfunduar varrimi dhe e pamja për babain, tashmë kryetari i FFK-së, Agim Ademi kishte filluar mbledhjen e nënshkrimeve për postin që ka”.
“Ai kishte premtuar se do të vazhdoj vizionin dhe frymën e Fadil Vokrrit, por sot me keqardhje ju them se FFK është shndërruar në përndjekës të bashkëpuntorëve të Fadil Vokrrit, dhe për mua më shqetësues ishte fakti se ai pretendonte që në rast mospajtimi do i shkarkonte te gjithë. Mos transparenca financiare dhe tendencat ne referim nuk kanë qen asnjëherë vizioni i Fadil Vokrrit për futbollin e Kosovës”.
“Agim Ademi me largoi nga FFK-ja për shkak se e kundërshtova, nuk u pajtova me abuzimet dhe mënyrën e udhëheqjes së tij”.
“Sinqerisht më vjen keq për nivelin e disa anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv dikur “miq-bashkpuntorë” të babit tim, për nënshtrimin dhe nënçmimin që ata po i’a bëjnë vetës dhe Federatës se Futbollit të Kosovës, të rreshtuar krah Agim Ademit”.
“Pavarësisht ku do të më dërgojnë dallgët e jetës, në Federatë apo diku tjetër, zemra ime dhe familjes time do të rrah bashkë me zemrën e futbollistëve të Kosovës, për të përjetuar emocionet që ata na sjellin të gjithëve. Me respekt dhe fair play, Gramoz Vokrr”, shkruhet në letrën e publikuar. /Telegrafi/