Telegrafi

Avokati Damati: Të kërkosh votën në emër të sundimit të ligjit dhe t’i cenosh ato është hipokrizi

Prej ditës që janë shpall zgjedhjet e parakohshme parlamentare, partitë politike nuk i kanë ndaluar tubimet e tyre me qytetarë, duke shpërfilluar kështu në shumicën e rasteve masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për luftimin dhe mbrojtjen ndaj virusit COVID-19, e kjo shpërfillje është duke vazhduar edhe në fushatën zgjedhore.

Në lidhje me këtë ka reaguar avokati Musa Damati, i cili përmes një statusi në rrjetin social në Facebook, ka thënë se të kërkosh votë nga qytetarët në emër të sundimit të ligjit dhe t’i cënosh dispozitat e Ligjit për Pandeminë është hipokrizi e pastër.

“Të kërkosh votë nga qytetarët në emër të Sundimit të ligjit, dhe ti cenosh dispozitat e Ligjit nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 nëpër fushata elektorale, është hipokrizi e pastërt”, ka shkruar avokati Damati. /Telegrafi/