Gjykata Themelore e Tiranës u tha se dënoi reperin Cozman me pesë vjet heqje lirie, por që këto ishin vetëm titujt bombastik të portaleve.
Reperi Cozman në fakt sipas këtij vendimi do të vuajë një dënim në liri me kusht për 3 vjet e katër muaj dhe ai në rast të thyerjes së lirisë me kusht do të vuajë pjesën e mbetur në burg.
Shumë media e kanë keqintepretuar këtë fakt, duke raportuar se reperi do të vuaj pesë vjet burg, shkruan Telegrafi.
Megjithatë, vet reperi ka reaguar në faqen e tij zyrtare në Facebook, prej ku ka konfirmuar se është i lirë dhe ka paralajmëruar fansat të bëhen gati për koncertet.
Nga ana tjetër, ai po ashtu në Instagram ka postuar një foto nga Prishtina me Skivin, çka e dëshmon se ai është në liri me kusht. /Telegrafi/