Telegrafi

Reagon Brad Pitt ndaj Jolie: Mos bëj viktimën

Brad Pitt nuk është aspak i kënaqur nga intervista e Angelina Jolie të dhënë së fundmi për “BBC World News”.

Protagonisti i “Allied” nuk e ka pritur aspak mirë shpërthimin e lotëve të aktores teksa ka folur për ndarjen e shumëpërfolur.

“Brad është zhgënyer nga intervista e Angelina”, ka thënë një burim për “HollywoodLife.com”.

“Ai nuk mendon se ajo është viktima në gjithë këtë dramë të krijuar. Ajo çfarë Brad kërkon momentalisht është finalizimi i divorcit dhe arritja e një marrëveshje përfundimtare për të takuar fëmijët”.

Në një intervistë të publikuar ditën e dielë, Jolie ka folur rreth ndarjes së saj nga Pitt, ku është shprehur.

Lexo po ashtu Jolie flet për herë të parë për ndarjen nga Pitt: Gjithmonë do të jemi një familje!

“Nuk dua të flas shumë rreth kësaj ndarjeje përveçse të them që ishte një kohë shumë e vështirë por ne jemi një familje dhe gjithmonë do të jemi një e tillë”, tha burimi. /Telegrafi/