Telegrafi

Reagon Besnik Tahiri pas kolonave, kërkon aktivizimin e rrugës së Katedrales

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar për tollovinë e krijuar në komunikacion në kryeqytet.

Tahiri nëpërmjet një video ka ndarë eksperiencën e tij të 45 minutave pritje në kolonat e krijuara nga Kuvendi deri në lagjen “Dardania”. Nëpërmjet postimit ai i është drejtuar kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, duke kërkuar që, sipas tij, të mos eksperimentoi me rrugë njëkahore.

“Kryetar Rama mos bë më eksperimente me rrugë njëkahëshe, lëshoje rrugën te Katedralja, dil shih se çka po ndodhë! Qyteti është në bllokadë. Në rast të ndonjë urgjence familjare me të sëmurë njeri mbetet godare”, ka thënë Tahiri.