Site icon Telegrafi

Pas mbylljes së shkollës së parë në Tiranë, reagon ministrja Shahini: Shkollat mbyllen vetëm me urdhër të ministrisë

Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini ka reaguar pas mbylljes së shkollës private “Udha e Shkronjave”, shkaku i panikut nga coronavirusi.

Ministrja Shahini ka thënë se shkollat mbyllen vetëm me urdhër të ministrisë.

“Udhëheqësit e një shkolle private kishin vendosur të mos respektonin këtë dhe e kanë mbyllur shkollën për 2 javë. Në kushte të kësaj paligjshmërie, jemi të detyruar që shkollës t’ia heqim licencën”, ka shkruar Shahini.

Lexo po ashtu Frika nga coronavirusi - mbyllet shkolla e parë në Tiranë

Postimi i plotë:

Shkolla mbyllet jashtë planit të vitit shkollor VETËM me urdhër ministri. Udhëheqësit e një shkolle private kishin vendosur të mos respektonin këtë dhe e kanë mbyllur shkollën për 2 javë. Në kushte të kësaj paligjshmërie, jemi të detyruar që shkollës t’ia heqim licencën.
Nxënësit do të transferohen në një shkollë tjetër. Ndërsa udhëheqësit e shkollës që përhapin panik duke mbyllur shkollën në mënyrë të jashtëligjshme, për gjoja parandalim të një situate virale e cila NUK ekziston në Shqipëri, duhet të ndiqen nga organet e drejtësisë. /Telegrafi/

Exit mobile version