Telegrafi

Reagon Bellingham pas humbjes në finale të Euro 2024 ndaj Spanjës

Kampanja e Jude Bellingham në Euro 2024 përfundoi me zemër të thyer pasi Anglia u mposht me rezultat 2-1 ndaj Spanjës në finale.

Bellingham ishte njëri prej atyre lojtarëve të Anglisë që luftuan deri në minutën e fundit në ‘Olympiastadion’. Sidoqoftë, ‘Tre Luanët’ u mposhtën me një gol të Mikel Oyarzabal në minutat e fundit.

Ylli i Real Madridit u vërejt i zhgënjyer me rezultatin dhe u pa duke lënë fushën me një frustrim të madh madje duke shkelmuar shishet e ujit.

Në një prononcim për mediat pas humbjes, Bellingham shprehu mendimin e tij, duke e quajtur atë një ‘rezultat zemërthyes’.

“Ne nuk deshëm asgjë përveçse të bëjmë më shumë histori dhe t’i bëjmë njerëzit e Anglisë krenar, por nuk ia dolëm. Do ta analizojmë këtë, është një grup i ri”, ka thënë Bellingham.

 

“Është zhgënjyese sepse ne duhet të bëjmë më shumë, por janë disa gjëra që mund të nxjerrim nga kjo”.

Lexo po ashtu Harry Kane flet për zhgënjimin pas humbjes në finale

“Si skuadër, ne do të marrim gjërat pozitive dhe negative dhe duhet të gjejmë një mënyrë për të fituar”, përfundoi ai.

Teksa humbja ndaj Spanjës është padyshim një goditje e madhe për Bellingham, anglezi duhet të ndihet krenar për sezonin e jashtëzakonshëm që pati me Real Madridin, duke fituar La Ligan dhe Ligën e Kampionëve./Telegrafi/