Telegrafi

Reagon Bekim Jashari, thotë se me manipulime e blerje votash iu vjedh fitorja

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari gjatë intervistës në “Përballje” /Foto: Ridvan Slivova

Kandidati për kryetar të Komunës së Skenderaj, Bekim Jashari thotë se Idealit dhe Drenicës me manipulime, blerje votash iu vjedh fitorja dhe e ardhmja nga ata janë pasuruar duke vjedhur.

Jashari thotë se pas mbledhjes së fakteve të shumta për manipulime do të kërkojnë drejtës për manipulimet e bëra në këto zgjedhje.

Idealit dhe Drenicës duket se me manipulime, blerje votash iu vjedh fitorja dhe e ardhmja

“Mbështetja juaj në çdo takim, sondazhet e Exit Polleve në njërën anë dhe rezultati zgjedhor sipas KQZ-së, është me mospërputhje të mëdha.

Gjatë ditës kemi raportuar për parregullsi të mëdha si blerje votash, shantazhe e presion tek votuesit.

Nga vëzhguesit tonë në vendvotime deri me tani janë raportuar për raste të fletëvotimeve të pa vulosura në rreth 11 Qendra të Votimit, situatë kjo e cila dëshmon për ekzistencën e blerjes se votës me sistemin e njohur si “treni bullgar”.

Lexo po ashtu Rreth 55% e votave të numëruara në Skënderaj, Fadil Nura prin bindshëm ndaj Bekim Jasharit

Po ashtu mungesa e komisionerëve nga subjekti jonë politik ka dëmtuar jashtëzakonisht shumë votën tonë.

Idealit dhe Drenicës duket se me manipulime, blerje votash iu vjedh fitorja dhe e ardhmja nga ata që janë pasuruar duke vjedhur Kosovën.

Pas mbledhjes së fakteve të shumta për manipulime do të kërkojmë drejtësi për manipulimet e bëra në këto zgjedhje në Skenderaj.

Ne do të presim numrin e votës se fundit për të dalur me njoftimin e ri”, ka shkruar Jashari.