Site icon Telegrafi

Reagon Bekim Bajrami, pohon se ai është autor i poezisë e jo Donika Gashi (Foto)

Bekim Bajrami ka reaguar ndaj raportimeve se e ka vjedhur një poezi të Donika Gashit.

Ka qenë aktorja Yllka Gashi që përmes një postimi në rrjetet sociale kishte shkruar me ironi për këtë çështje, pasi paraprakisht motra e saj kishte thënë se poezinë e ka botuar në një revistë të Shqipërisë.

Porse, Bajrami ka dërguar një reagim për të konfirmuar se ai është autori i poezisë. Madje, ai ka dërguar edhe një postim duke pohuar se poezia është shkruar para shumë muajve.

Lexo po ashtu Kush qenka çmendur sipas Yllka Gashit? (Foto)

“Se a kam bërë plagjiaturë, siç pretenduat ju media, e dëshmon të kundërtën e saj, edhe kjo se, ajo poezi është e shkruar në faqen, të cilën e bashkadministroj me disa, qysh para shumë muajve”, thuhet mes tjerash në reagimin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version