Në vazhdim po ua përcjellim reagimin e tyre pa ndryshuar asgjë:
“REAGIM:
“KB Bashkimi dënon aktet e shëmtuara të tifozëve të pandërgjegjshëm, nga sjelljet e të cilëve klubi ynë është dënuar me një shumë parash dhe me një ndeshje pa praninë e shikuesve nga Federata e Basketbollit të Kosovës.
Arsyet kryesore të dënimit janë hedhjet e gjësendeve të buta dhe të forta, ndezja e fishekzjarrëve dhe fyerjet ndaj ekipit kundërshtar dhe zyrtarëve të tjerë gjatë ndeshjes së xhiros së parë kundër Pejës.
Duhet të vetëdijesohemi se këto sjellje vetëm se janë duke e dëmtuar së tepërmi klubin tonë dhe nuk i kanë aspak hije tifozëve të një qyteti siç është Prizreni”, thuhet në komunikatën e klubit. /Telegrafi/