Deputetja e partisë opozitare ‘Nisma për Kosovën’, reagoi pas aderimit të ish-bashkë partiakut të saj Xhevat Bislimi në lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se për dy vjet Bislimi punoi pa u ndalur që Nismën ta bart tek VV-ja, por nuk e arriti qëllimin.
Sipas saj, Bislimi punoi për dy vjet që Nismën ta bart tek Lëvizja Vetëvendosje.
“Bislimi për dy vite punoi pa u ndalur që Nismën ta bart tek VV-ja, pasi që nuk e arriti këtë qëllim nuk i ngeli gjë tjetër pos të shkojë vetë. Nisma vazhdon fuqishëm me vizionin e vet për shtetin që natyrisht është i ndryshëm nga vizioni i VV-se dhe i z.Bislimit”, tha ajo
Ndryshe, dy anëtarët e Kryesisë së Nismës, Xhevat Bislimi dhe Bajram Ajeti kanë aderuar në partinë më të madhe opozitare, Lëvizjen Vetëvendosje. /Telegrafi/