Site icon Telegrafi

Reagon ashpër familja pas shfaqjes së filmit dokumentar rreth abuzimeve seksuale të Michael Jacksonit

Michael Jackson (Photo by Christina Barany/Getty Images)

Familja e Michael Jackson e ka vlerësuar si një “linçim publik” në reagimin që pasoi me rastin e premierës së filmit dokumentar “Leaving Neverland”, sepse ka iniciuar sërish akuza rreth abuzimit seksual të artistit.

Familja Jackson në fillim të janarit e kishte vlerësuar “skandaloze dhe patetike” filmin e Dan Reed, i titulluar sipas emrit të fermës së këngëtarit të ndjerë “Neverland”.

Premiera u shfaq të premten në Festivalin e Filmit të Pavarur të SHBA-së “Soundance” në Park City, Utah.

Filmi flet rreth historisë së dy të rinjve të cilët, siç thonë ata, kur ata shtatë dhe dhjetë vjet, kanë qenë cak i abuzimit seksual të këngëtarit të famshëm.

Pas shfaqjes së filmit, komentet u shfaqën në internet teksa disa prej tyre pohuan se nuk besuan më në pafajësinë e “mbretit të pop”.

“Ne nuk mund të heshtim para këtij linçimit publik, ku ndyrësirat në Twitter dhe rrjete të tjera sociale e kritikojnë Michaelin gjersa nuk e kanë njohur”, shkruan në reagimin e familje së artistit i cili vdiq në vitin 2009.

Filmi dokumentar prej rreth katër orësh do të transmetohet gjatë pranverës edhe në HBO. Në film, Wade Robson dhe James Seyfschaw japin detaje se si Jackson i kishte abuzuar gjersa ishin fëmijë.

Ndryshe, festivali i themeluar nga Robert Redford, do të zgjasë deri më 3 shkurt. Është planifikuar të shfaqen më shumë se 100 filma dhe dokumentarë. /Telegrafi/

Exit mobile version