Eurovision ka mbyllur siparin ditën e shtunë, ku triumfoi përfaqësuesja izraelite, Netta Barzilai.
Por, ka pasur shumë hatër mbetje mes dy shteteve fqinje, përkatësisht Shqipërisë dhe Italisë.
Në fakt, Shqipëria i dha pikët maksimale përfaqësuesit italian, këngëtarit shqiptar Ermal Metës.
Por, për befasi të gjithëve, Italia nuk i dha asnjë pikë përfaqësuesit të Shqipërisë, Eugent Bushpepës.
Kjo ka bërë që të reagojë ashpër edhe Meta, i cili ka shkruar në llogarinë personale në Twitter se nuk e kupton jurinë italiane.
“Sinqerisht nuk i kuptoj 12 pikët e jurisë italiane. Unë do t’ja kisha dhënë të gjitha Shqipërisë. Zëri dhe intonacioni i Eugentit është mbresëlënës”, ka shkruar ai.
Ndryshe, përveç Metës dhe Bushpepës, edhe një shqiptare performoi në festivalin evropian të muzikës – Eleni Fouriera përfaqësoi Qipron. /Telegrafi/
P.S. Sinceramente i 12 punti della giuria italiana non li ho capiti. Li avrei dati all’Albania. Eugent voce e intonazione impressionanti. #chidisanmarinoferiscedisanmarinoperisce #ahstegiurie ?
— Ermal Meta (@MetaErmal) May 13, 2018