Telegrafi

Reagon ashpër Berkan pas ‘skandalit’ në “Kënga Magjike 2016” (Foto)

Pas lajmit që këngëtari nga Maqedonia Berkani u fut në finale pa pikët e mjaftueshme (100 pikë në vendin e 33-të), Lajmi.net ka kontaktuar me të dhe ai ka shprehur mendimin e tij rreth kësaj çështjeje.

“Sivjet u bënë 21 çmime që as vet nuk e dija. E falënderoj RTV21 për atë që e kujtoi se ekziston Berkani i cili u la anash nga shumica e këngëtarëve të Shqipërisë. Po ta dija që bëhet ky shqetësim nuk kisha marrë pjesë” u shpreh ndër të tjera këngëtari për Lajmi.net.

Mes të tjerash ai tha se ndoshta kjo është një përgjigje për padrejtësinë që iu bë nga kolegët e tij të cilët nuk i dhanë votat e mjaftueshme për tu futur në finale (Top 20).

“Unë nuk jam fillestar , jam ngopur me çmimie, do të bëj videoklipe dhe projekte më shumë. Kjo ishte arsyeja që shumë kohë nuk u ktheva për shkak se skena është fëlliqur. Këngëtarët që kanë 2 këngë në karrierë duan të bëhen një me ata që këndojnë qe 12 vjet. E kërkoj gjeneratën e vjetër, atëherë kishte lezet dhe kënaqësi. Ky çmim (Çmimi i RTV 21 në Kënga Magjike) shkon për gjithë Kosovën! Mirë u bë!” thotë Berkani.

Kujtojmë që Berkani prej më shumë se një dekade është pjesë e estradës duke numëruar shumë hite sidomos në periudhën e viteve 2006-2007.

Berkan u shpërblye me Çmimin e RTV 21 Kosovë & Maqedoni, në “Kënga Magjike 2016”.