Site icon Telegrafi

Reagon ambsada e SHBA-së në lidhje me informacionet për pagesat e OBRM-PDUKM-së

Ambasada e SHBA-së komunikon direkt me përfaqësues nga qeveria e Maqedonisë dhe gjithë partitë politke, si pjesë ditore e angazhimit tonë diplomatik, kjo është puna jonë, u përgjigjën nga ambasada e SHBA-së në lidhje me informacionet se OBRM-PDUKM-ja ka paguar kompaninë Dallsh Group për takime dhe kontakte telefonike me ambasadorin Jess Baily, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ne gjithashtu flasim me qytetarë nga SHBA-të të cilët janë të interesuar për zhvillimin e këtushëm. Qëndrimet tona rreth krizës politike dhe çështjeve tjera janë të njohura”, thuhet në përgjigjen e ambasadës së SHBA-ve.

Radio Evropa e Lirë njoftoi se sipas marrëveshjes e cila ende është në fuqi, partia qeverisëse maqedonase i paguan kompanisë Dallsh Group 49 500 dollarë në muaj./Telegrafi/

Lexo po ashtu Zbulohen pagesa marramendëse të OBRM-PDUKM-së në SHBA (Dokument)
Exit mobile version