Telegrafi

Reagon aktorja pas akuzave se po përjeton histori dashurie me Kivanc Tatlitugun (Foto)

Kivanc Tatlitug kohë më parë ka nisur bashkëpunim me aktoren Birce Akalay.

Me këtë fundit, madje mediat raportuan se aktori turk po përjeton një romancë të fshehtë.

Por, ka qenë vetë aktorja që ka demantuar shkrimet duke i cilësuar si gënjeshtra dhe se me aktorin ka një bashkëpunim profesional, transmeton Telegrafi.

Në llogarinë personale në Twitter, aktorja 32 vjeçare shkroi disa mesazhe të njëpasnjëshme.

‘Çfarë është kjo? A nuk është turp që të shkruhen të tilla lajme, që nuk kanë asnjë lidhje me jetën tonë? Kivanç Tatlitug? Do të angazhohem vetë personalisht për të pasqyruar realitetin e këtyre thashethemeve”, shkroi në Akalay në Twitter. /Telegrafi/