Site icon Telegrafi

Reagojnë të burgosurat nga burgu i Idrizovës

Të burgosurat e Burgut të Idrizovës kanë reaguar ndaj Avokatit të Popullit, Ixhet Memeti në lidhje me përgatitjen e një raporti se në Burgun e Idrizovës, një trafikante kokaine luan edhe rrolin e motrës mjekësore dhe shpërndan barna, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Në fillim të këtij reagimi do të dëshironim që të ju njoftojmë se jemi të revoltuara, ofenduara dhe befasuara nga Raporti i Juaj që sot u prezantua te një pjesë e mediave. Ne të burgosurat e Burgut të Idrizovës me të cilat zëvendëset tuaja duke e përfshirë edhe Vaska Bajramovska kemi kontakte të përditshme me ju dhe nuk e kemi të qartë se prej ku po dalin raporte me një përmbajtje të pa vërtet. Ne që këtij reagimi do t`ia bashkëngjisim edhe nënshkrimet tona publikisht pyesim, se pse po bëhen raporte me lajmërime anonime? Ju pyesim nëse burimi anonim është relevant që ju të përgatisni një raport ku para së gjithash do të përcillen plot nebuloza? Terapia dhe barnat në burg shpërndahen në prezencën e presionit zyrtar, ndërsa të burgosurat vetëm ndihmojnë. Për neve nuk ka rëndësi se kush e ndan terapinë, me rëndësi është që ajo të ndahet, pasi që këtu të gjitha jemi njëjtë”, thuhet ndërmjet tjerash në reagimin e të burgosurave./Telegrafi/

 

Exit mobile version