Rrjetet sociale u pushtuan me postime pikëlluese kur u mësua lajmi se Kobe Bryant ka ndërruar jetë.
Legjenda e basketbollit ndërroi jetë në moshën 41-vjeçare pasi helikopteri me të cilin po udhëtonte u rrëzua.
Ish-ylli i Lakers ka mbetur i vdekur së bashku me vajzën e tij Gianna Mari, që po fluturonin së bashku për ta shikuar një ndeshje basketbolli.
Në helikopter gjendeshin edhe tre persona të tjerë, që po ashtu kanë mbetur të vdekur, e që lajmi ka prekur shumë persona të afërt, bashkëlojtarë e yjet të tjerë të basketbollit.
Ish-ylli i NBA dhe ish-bashkëlojtari i te Lakers Shaquille O’Neal ka reaguar në llogarinë e tij në Instagram.
“Nuk ka fjalë që mund ta përshkruaj dhimbjen që po kaloj tani në këto momente tragjike dhe pikëlluese të humbjes së shokut tim, vëllait tim, partnerit tim që fituam tituj, shoku im”, ka shkruar ai më tej në postimin prekës.
Tjetër ish-lojtar i Lakers që ka reaguar për vdekjen e legjendës është edhe, Karrem Abdul-Jabbar.
“Shumë persona do ta kujtojnë Kobe për një atlet të mrekullueshëm dhe që ka inspiruar shumë gjenerata të basketbollit, Por, unë gjithmonë do ta kujtojmë atë si një njeri që ishte më shumë se atlet”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Twitter.
“Jooooo, Zot të lutem jo!, ishte shkrimi i ish-lojtarit të Miami Heat, Dwayne Wade. Ndërsa Ja Morant ka shkruar: “Kjo dhemb”. /Telegrafi/
Most people will remember Kobe as the magnificent athlete who inspired a whole generation of basketball players. But I will always remember him as a man who was much more than an athlete. pic.twitter.com/9EZuwk8wrV
— Kareem Abdul-Jabbar (@kaj33) January 26, 2020
Nooooooooooo God please No!
— DWade (@DwyaneWade) January 26, 2020
this one hurt …
— Ja Morant (@JaMorant) January 26, 2020
Please God don’t let this be real!! https://t.co/cOXyAehJgU
— Donovan Mitchell (@spidadmitchell) January 26, 2020
Nooooooo cmon someone say it ain’t true… I’m sick to my stomach right now
— Jayson Tatum (@jaytatum0) January 26, 2020
All the Lessons
All the Advice
Every word you ever told me…
Will stick with me foreverThank You Kobe🙏🏽❤️ pic.twitter.com/WPCdHg3iyt
— Trae Young (@TheTraeYoung) January 26, 2020