Site icon Telegrafi

Reagojnë gratë për diskriminimin që u bëhet në maratonën ndërkombëtare që do të mbahet në Ohër (Foto)

Klubi i deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë i dënon dhe vlerëson se është diskriminim ndaj grave që marrin pjesë në Maratonin e atletikës ndërkombëtare në Ohër, sepse shpërblimet në para për to, janë më të ulëta nga ato të garuesve bura, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Kjo është shkelje skandaloze e Ligjit për mundësi të barabartë të grave dhe burave, poshtërim publik dhe degradim të gjinisë femërore”, kumtojnë nga Klubi i deputetëve.

Ata i bëjnë thirrje Shoqatës Atletike të RM-së, si organizatore, publikisht të kërkojë falje dhe të sigurojë trajtim të barabartë për të gjithë garuesit, me shpërblime të barabarta për të gjithë fituesit.

Përndryshe, sot, Nisma qytetare e grave ANTIKO, përmes një letre të hapur dënon, siç thuhet ‘qasje diskriminuese të organizatorit të 31 Maratonës ndërkombëtare të Atletit, e cila çdo vit mbahet në Ohër më 8 shtator, njofton AIM.

Sipas tyre, diskriminimi është dallimi në shpërblimet në para, të parapara për atletikët në konkurrencën meshkuj dhe femra. /Telegrafi/

Exit mobile version