Site icon Telegrafi

Reagojnë disa OJQ serbe për arrestimin e dy politikanëve serbë tek ura e Ibrit

Foto: Arkiv

Iniciativa e Re Sociale ka kërkuar lirimin e aktivistëve të Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq dhe Stefan Velkoviq.

Në reagim thuhet se “u përdor forcë e tepruar nga Policia.”

“Mbulimi i simboleve kombëtare, përdorimi i të cilave garantohet nga ligji dhe kushtetuta, i shoqëruar nga prania e policisë, tregon se qëllimi i autoriteteve ishte vetëm provokimi dhe shqetësimi i publikut”, thuhet në reagim.

Tutje në reagim takimi i mbajtur me qytetarë në Komunën e Mitrovicës së Veriut quhet “gjoja diskutim publik me qytetarët”.

Këtij reagimi i janë bashkëngjitur edhe NGO ‘Aktiv’, ACDC, CASA dhe InTER.

Lexo po ashtu Policia arreston dy politikanë serbë për pengim të punëtorëve që po lyenin Urën e Ibrit

Për arrestimin e Arsenijeviqit, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elashani ka folur në takimin me qytetarë që po mbahet në Komunën e Mitrovicës së Veriut.

Elshani tha se kanë raporte të mira me secilin qytetar apo pjesëtar të shoqërisë civile në veri të vendit, në këtë rast edhe me të arrestuarin Arsenijeviq.

Ai shtoi se do të shohin çfarë ka ndodhur, por “na nuk largojmë flamur”.

Serbët e punësuar në institucionet publike serbe në Mitrovicë të Veriut po protestojnë para stacionit policor në Mitrovicë të Veriut, pas arrestimit të dy politikanëve serbë më 8 gusht.

Në mesin e protestuesve ka edhe udhëheqës të Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Aleksandar Arsenijeviq dhe Stefan Velkoviq nga partia Demokracia Serbe, janë arrestuar në veri të Kosovës të Mitrovicës, pasi  të njëjtit ka penguar punëtorët e angazhuar në lyerjen e urës mbi lumin Ibër. /Telegrafi/

Exit mobile version