Site icon Telegrafi

Reagojnë demokratët: Nëse Trumpi e fal Flynnin, ai do të ‘vepronte si një figurë e krimit të organizuar’

Adam Schiff (D-CA) tha se presidenti, Donald Trump do të “vepronte si një figurë e krimit të organizuar” nëse do ta falte ish-këshilltarin e sigurisë kombëtare, Michael Flynn.

Schiff, kryetar i Komitetit të Inteligjencës së Dhomës, pohoi se një veprim i tillë, “sinqerisht reflekton se sa e sëmurë është demokracia jonë”, raporton newsweek.

“Imagjinoni çfarë mendojnë njerëzit në të gjithë botën kur kemi një president, i cili po vepron si një figurë e krimit të organizuar”, tha ai duke shtuar se “ky është ai që është Donald Trump”.

Mediat amerikane kanë raportuar se presidenti po planifikon ta falë Flynn, i cili u deklarua fajtor rreth gënjeshtrave për Byronë Federale të Hetimit (FBI) në lidhje me kontaktet me Rusinë gjatë tranzicionit të vitit 2016.

Lexo po ashtu Trump planifikon ta falë Michael Flynnin, ish-këshilltarin që gënjeu për FBI-në

Flynn ishte i vetmi ish zyrtar i Shtëpisë së Bardhë që u deklarua fajtor në hetimin e udhëhequr nga ish-këshilltari special, Robert Mueller për ndërhyrjen e zgjedhjeve të Rusisë. /Telegrafi/

Exit mobile version