Pas zjarrit që shpërtheu sot pasdite në Shkup, kanë reaguar edhe banorët e kësaj lagje në Shkup.
“Ne, përfaqësuesit e banesave të punëtorëve në Treskë që jetojmë në këtë pjesë jemi të revoltuar që me vite askush nuk gjen zgjidhje për sigurinë tonë. Nuk është hera e parë ku bëjmë thirrje se Treska është vend i pasigurt për jetesë, ku shpesh herë ka zjarre”, shprehen banorët.
Ata shtojnë se disa herë kanë qenë dëshmitarë të ndezjes së kabllove elektronike për vjedhje të bakrit dhe me këtë ka pasur edhe zjarre dhe se “Treska” që moti është vend i vjedhësve, të pastrehëve dhe narkomanëve.
“Kemi frikë për sigurinë e jetesës sonë dhe sigurinë e fëmijëve tanë të cilët në vend që të jetojnë në lagje të urbanizuar në mes të Shkupit, ata në oborret e tyre shohin insekte, gjarpërinj dhe staorë”, reagojnë banorët.
Sipas tyre, me mbylljen e fabrikës, ky vend është rrezik jo vetëm për banorët aty, por për gjithë Shkupit dhe për këtë shkak kërkojnë të zgjidhet problemi dhe më në fund të urbanizohet kjo pjesë e qytetit.
“Zjarri i sotëm është një vërtetim se ky nuk është vend i sigurt për jetesë. Ne banorët kemi frikë se mund të ketë shpërthime të reja, ndërsa thirrjet tona për urbanizim të këtij vendi nuk vijnë vetëm për shkak të katastrofës së sotme, por edhe për kushtet e mjerueshme për jetesë”, thuhet në reagimin e banorëve./Telegrafi/