Liga Premier ka shpallur formacionin e vitit që dominohet nga futbollistët e Manchester Cityt dhe Liverpoolit.
Në fakt vetëm Paul Pogba është nga një skuadër tjetër përveç Man Cityt dhe Liverpoolit.
Befasia më e madhe ishte mungesa e belgut Eden Hazard që ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm.
E për mungesën e belgut në formacionin e vitit në Angli ka reaguar edhe klubi i tij Chelsea.
“Lojtari ynë me numrin 10 po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm, ndaj dhe mungesa e tij në ‘Formacionin e vitit’ ishte e papritur për ne”.
Sipas reagimit të londinezëve Hazard është duke kaluar formën më të mirë në karrierën e tij.
“Është kampionati i tij më i mirë në nivel personal dhe me treguesit që ka është më mirë se çdo lojtar tjetër”.
?
— Chelsea FC (@ChelseaFC) April 25, 2019
“Me një gol tjetër në tri ndeshjet e mbetura do të kalojë 16 golat e sezonit 2016/17, ndërsa 13 asistimet janë më shumë se ato që ka dhënë në sezonet e mëparshme”,thuhet në reagimin e klubit londinez. /Telegrafi/