Mbrëmë (e hënë) është mbajtur nata finale e edicionit të tretë të spektaklit “Dance With me”.
Një natë e cila dhuroi plot performanca fantastike, në fund të saj zgjodhi fitues çiftin Laura Nezha dhe Renato Mekolli.
Vendi i dytë u nda mes çiftit Nardi dhe Greta, pasuar më pas nga Arnita dhe Besi në vendin e tretë.
Jashtë Top 3-shes së më të mirëve u radhitën plot yje të tjerë, të cilët mesa duket “u ka mbetur” pak qejfi që kanë mbetur jashtë.
Ka qenë këngëtarja Fjolla Morina ajo e cila ka publikuar në llogarinë personale në Instagram, një fotografi ku shfaqej pranë konkurrentëve të tjerë, teksa në mbishkrimin e fotos ka shkruar “Na gjynahat”.
Ky postim është bërë me sarkazëm, teksa edhe fansat e kanë marrë me shumë të qeshura, duke i uruar idhujt e tyre për pjesëmarrjen. /Telegrafi/