Telegrafi

Reagimi i Xherdan Shaqirit pasi Liverpooli ngriti trofeun e Ligës Premier

Dejan Lovren, Mohamed Salah dhe Xherdan Shaqiri (Foto: Phil Noble/Pool via Getty Images/Guliver)

Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri ka shtuar edhe një trofe të çmuar në listën e tij të gjatë të trofeve.

Liverpooli është kampion i Ligës Premier për sezonin 2019/20, pasi tash e disa javë e ka siguruar atë matematikisht.

Megjithatë, trofeu dhe medaljet iu dhuruan vetëm të mërkurën mbrëma pas fitores 5-3 ndaj Chelseat në Anfield.

Lexo po ashtu Liverpooli feston titullin në Ligën Premier në një triler me tetë gola në derbi ndaj Chelseat

Ngritja e trofeut të Ligës Premier pas plot 30 viteve përbënte emocion të veçantë te çdo futbollistë dhe tifozë i Reds.

Njëri nga lojtarët që ndjeu emocionet e mëdha ishte padyshim edhe ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili mori medalje të titullit.

Reagimi i djaloshit nga Zhegra e Gjilanit ishte i menjëhershëm në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Momente nga festa e Liverpoolit – Henderson ngitë lartë trofeun që klubi e priti 30 vite

“Kampionët e Anglisë”, ishte përshkrimi i fotografisë së Shaqiri të postuar në profilin e tij privat në Facebook.

Shaqiri gjatë karrierës ka fituar disa here titullin vendas me Baselin dhe Bayern Munichun, ndërsa me këta të fundit ka fituar edhe Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/