Universiteti Publik i Pejës “Haxhi Zeka”, ka reaguar lidhur me vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), për mos akreditim të këtij universiteti për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2019/2020.
Por në reagimin e tyre prej tre paragrafëve, ky institucion arsimor ka bërë gabime të shumta drejtshkrimore.
Në një njoftim zyrtar shihen disa gabime drejtshkrimore.
Ndryshe, dje KShC-ja vendosi që të mos i akreditojë programet e Universitetit të Pejës, Prizrenit dhe Mitrovicës. Vendimi i KShC-së vjen pas rekomandimeve të ekspertëve ndërkombëtar. /Telegrafi/