Joe Biden të shtunën u bë presidenti i parë i SHBA-së që njohu zyrtarisht masakrën e armenëve nën Perandorinë Osmane si një gjenocid.
“Populli amerikan nderon të gjithë ata armenë që vdiqën në gjenocidin që filloi 106 vjet më parë”, tha Biden në një deklaratë të shtunën.
Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, lidhur me këtë rast ka reaguar ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu.
Deklarata e presidentit amerikan Biden u denoncua menjëherë nga Ankaraja.
“Words cannot change or rewrite history.”
We have nothing to learn from anybody on our own past. Political opportunism is the greatest betrayal to peace and justice.
We entirely reject this statement based solely on populism.#1915Events
— Mevlüt Çavuşoğlu (@MevlutCavusoglu) April 24, 2021
“Fjalët nuk mund ta ndryshojnë ose ta rishkruajnë historinë”, u shpreh Cavusoglu në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.
“Ne nuk kemi asgjë për të mësuar nga askush për të kaluarën tonë. Oportunizmi politik është tradhtia më e madhe ndaj paqes dhe drejtësisë. Ne e hedhim poshtë plotësisht këtë deklaratë të bazuar vetëm në populizëm”, u shpreh më tej ai. /Telegrafi/