Telegrafi

Reagimi i Toni Kroos pas golit të Bellingham është bërë viral në internet

Reagimi i yllit të Real Madridit, Toni Kroos ndaj golit të jashtëzakonshëm të Jude Bellingham kundër Barcelonës është bërë viral gjithandej nëpër rrjetet sociale.

Të shtunën pasdite, Real Madridi triumfoi në ”Estadi Olímpic Lluís Companys” duke çuar në katër diferencën në pikë me blaugranasit.

Megjithatë, fillimisht ata e gjetën veten në disavantazh prej 1-0 brenda shtatë minutave lojë pasi ish-mesfushori i Manchester City, Ilkay Gunodgan shënoi për Barcelonën.

Në pjesën e dytë, ndeshja u kthye si një shfaqje tërësisht e rezervuar vetëm për Bellingham, pasi ai shënoi fillimisht golin e barazimit me një gjuajtje fantastike nga distanca në minutën e 68-të, e cila ishte e pandalshme.

Teksa po i afroheshim fundit të ndeshjes, Bellingham ishte në vendin e duhur në kohën e duhur për të shënuar për 2-1 pas një krosimi nga Carvajal.

Pas golit të parë të Bellinghamit, ka rënë në sy reagimi i bankës rezervë të mysafirëve.

Ndërsa shumica e lojtarëve festuan në mënyrë të egër, Kroos zgjodhi të shijonte ndeshjen nga ulësja dhe të duartrokiste me qetësi të plotë.

Që prej transferimit të tij prej 88 milionë eurosh nga Borussia Dortmund gjatë afatit kalimtar veror, Bellingham ka pasur një fillim spektakolar të jetës në kryeqytetin spanjoll.

Në 13 ndeshje në të gjitha garat, Bellingham deri më tani ka shënuar 13 gola dhe tre asistime./Telegrafi/