Anësori i Liverpoolit, Mohamed Salah, kishte menduar gabimisht se një gazetare po përpiqej ta puthte pas finales së Ligës së Kampionëve kundër Tottenham Hotspur.
Egjiptiani e shënoi njërin prej dy golave të Redsave, të cilët iu rikthyen suksesit evropian në Wanda Metropolitano në Madrid, duke e fituar trofeun e gjashtë në histori të klubit.
Pas ndeshjes, natyrisht se ai ishte fokusi kryesor i gazetarëve, të cilët dëshironin të merrnin sa më shumë prononcime nga lotari kyç i Liverpoolit.
Mo Salah thought the reporter was going in for a kiss so decided to go for the hand raise! 😂 #LFC pic.twitter.com/DhA8EAPDlv
— Ahmad Yousef (@EgyptianPlayers) June 3, 2019
Njërën nga intervistat, Salah e ka dhënë për një gazetare femër, e cila në një çast iu afrua, në mënyrë që ta dëgjonte më mirë.
Mirëpo, lojtari mendoi se ajo po përpiqej ta puthte, ashtu që e ngriti dorën duke qenë i gatshëm për ta penguar.
Sidoqoftë, qëllimi i gazetares nuk ishte puthja, prandaj intervista vazhdoi më tej sikur të mos kishte ndodhur asgjë. /Telegrafi/
https://twitter.com/castleofthekop/status/1135723372845965312