Një vogëlushe nga Massachusetts është bërë virale për reagimin e saj kur pa anëtarët e familjes së saj në turmë gjatë një recitali të saj të parë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Chelsea Krow, 30, kohët e fundit ka postuar një video të vajzës së saj Emmy, tre vjeçe, duke marrë pjesë në një shfaqje festash, ku shihet duke kërkuar familjen e saj mes turmës së spektatorëve.
Por shumë shpejt, ajo e dallon familjen e saj të dashur dhe ajo është e pushtuar nga gëzimi i pastër.
Nëna krenare tha për DailyMail.com se ishte një shfaqje e madhe për Emmy në recitalin e saj të parë.
Vogëlushja kishte nënën, babin, motrën e vogël Laurel dhe ‘tezet dhe xhaxhallarët’ atje për ta parë duke kërcyer. /Telegrafi/