Cristiano Ronaldo është kritikuar nga tifozët pasi u largua menjëherë nga fusha pas vërshëllimës së fundit në barazimin zhgënjyes 1-1 të Manchester United me Burnley.
Skuadra e Ralf Rangnick ishte në epërsi pas pjesës së parë falë dominimit dhe një goli të shënuar nga Paul Pogba në minutën e 18-të.
Unitedi vazhdoi të dominonte dhe do t’i merrte tri pikët në shtëpi nëse nuk do të ishin anuluar dy gola gjatë pjesës së parë.
Por, vendasit e Burnleyt dukeshin një ekip krejtësisht tjetër pas pushimit mes pjesëve dhe ia vështirësuan gjërat Djajve të Kuq.
Vetëm dy minuta pas pjesës së dytë, Jay Rodriguez mposhti portierin David de Gea për të shënuar golin e tij të 100-të në karrierë dhe për të barazuar rezultat në 1-1.
Pas këtij goli, klubi nga Old Trafford nuk arriti të këndellet dhe ta gjej golin e fitores dhe kështu u desh të kënaqej me një pikë.
Megjithatë, përveç barazimit, tifozët e Unitedit i ka zhgënjyer edhe reagimi i yllit të skuadrës, Ronaldos.
Cristiano Ronaldo ran straight off the pitch at the final whistle of Man Utd’s draw with Burnley ? pic.twitter.com/vnsYvYakmb
— Football on BT Sport (@btsportfootball) February 8, 2022
Ronaldo e nisi ndeshjen si zëvendësues dhe menjëherë pas përfundimit të ndeshjes ai vrapoi drejt e në tunel – një moment që shkaktoi zhgënjim mes tifozëve.
Ndërsa lojtarë të tillë si Bruno Fernandes, Jadon Sancho dhe Harry Maguire duartrokitën mbështetjen e zëshme të United si mysafir, Ronaldo veçse kishte mbërri në zhveshtoren e stadiumit Turf Moor.
Veprimet e tij sigurisht që shkaktuan reagime në rrjetet sociale. /Telegrafi/