Këngëtarja e famshme Rihanna përveç muzikës, në karrierën e saj ajo është marrë edhe me aktrim.
Ajo luan në sezonin e pestë të filmit “Bates Motel”, në rolin e një vajze të quajtur Marion Crane.
Në disa pjesë të këtij filmi zhvillohen edhe disa skena erotike, ku këngëtarja shfaqet duke bërë seks me “të dashurin” e saj në film.
Por, mesa duket ky aktrim për të nuk është aq i lehtë, të paktën jo pasi sheh veten në ekran pas asaj që ka bërë.
Në një video të publikuar së fundmi në Instagram, 29 vjeçarja ka treguar se si reagon në mënyrë të turpshme kur sheh skenat erotike të saj në film. /Telegrafi/