Faqja zyrtare e Real Madridit ka lëshuar një deklaratë pas lajmërimit të mesfushorit Toni Kroos për një pensionim të papritur këtë verë.
Kroos shfrytëzoi profilin e tij në rrjetet sociale për të konfirmuar pensionimin nga futbolli i luajtur pas Kampionatit Evropian “Euro 2024”.
Në njoftimin e tij për pensionim, mesfushori gjerman falënderoi Real Madridin për një dekadë të lavdishme për plotë trofe.
Megjithatë, pas njoftimit të Kroos ka reaguar edhe faqja zyrtare e Los Blancos, e cila ka falënderuar Kroosin për kontributin e tij në suksesin e tyre gjatë dekadës së fundit.
“Real Madrid dëshiron të shprehë mirënjohjen dhe dashurinë e tij për Toni Kroos, një lojtar që tashmë është pjesë e historisë së Real Madridit dhe që është një nga legjendat e mëdha të klubit tonë dhe futbollit botëror”.
Official Announcement: Toni Kroos.#RealMadrid | #GraciasKroos
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) May 21, 2024
“Toni Kroos mbërriti në klubin tonë në vitin 2014 dhe ka qenë një lojtar themelor në një nga periudhat më të suksesshme në historinë 122-vjeçare të Real Madridit”.
“Gjatë dhjetë sezoneve në të cilat ai ka mbrojtur fanellën dhe stemën tonë, ai ka fituar 22 tituj në 463 ndeshje deri më sot: 4 Liga të Kampionëve, 5 Kupa të Botës për Klube, 4 Superkupa të Evropës, 4 La Liga, 1 Copa del Rey dhe 4 Superkupa të Spanjës”.
2️⃣0️⃣1️⃣4️⃣ ↔️ 2️⃣0️⃣2️⃣4️⃣#GraciasKroos pic.twitter.com/yGmZ3fZXN7
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) May 21, 2024
“Përveç titujve të tij me Real Madridin, Toni Kroos u bë kampion bote me ekipin gjerman në Kupën e Botës 2014 në Brazil”.
“Toni Kroos do të mbetet përgjithmonë në zemrat e të gjithë tifozëve madrilen për përsosmërinë e futbollit të tij dhe për të qenë një lojtar që ka dhënë gjithçka për këtë fanellë, duke përfaqësuar gjithmonë vlerat e Real Madridit”, thuhet në deklaratën e Real Madridit. /Telegrafi/
✨ 10 years
🏆 22 titles
⚽ 463 matches#GraciasKroos pic.twitter.com/Cvm5o1YOLC— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) May 21, 2024
👏 #GraciasKroos 👏 pic.twitter.com/4irwiGl3QZ
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) May 21, 2024