Ozzie Badlock nga Bristoli i Anglisë, është zemëruar shumë, kur ka parë mustaqet e vizatuara në fytyrë.
Madje, atij i kanë thënë se ato ia vizatoi lodra që cilësohet si ndihmësi i Babagjyshit të Vitit të Ri, duke bërë që ai ta hedhë për toke, transmeton Telegrafi.
Pamjet e reagimit qesharak të vogëlushit, janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, pasi janë edhe festat e fundvitit.
Kjo lodër fshihet prej prindërve, prej 1 dhjetorit deri në përfundimin e festave, që të ‘vëzhgojnë veprimet e të vegjëlve dhe të raportojnë në Polin e Veriut’.
Varësisht prej sjelljeve që kanë, vendoset edhe për dhuratat që do t’ju a sjellin. /Telegrafi/