Telegrafi

Reagimi qesharak i vogëlushes kur i cingëron telefoni në dorë

Një moment qesharak është filmuar me kamerë amatore brenda ambienteve të një shtëpie private, ku një vajzë e vogël e cila po shtirej kinse po e përdor telefonin e prindërve, frikësohet kur dëgjon telefonin duke cingëruar – madje e hedh në tokë nga frika.

Schuyler-Mai Walsh, 11-muajshe, po imitonte prindërit duke mbajtur në vesh telefonin në shtëpinë e saj në Wexford të Irlandës, transmeton Telegrafi.

Megjithatë në një moment telefoni cingëron, e vogëlushja e frikësuar reagon instinktivisht duke e hedhur në tokë nga emocionet.

E ky veprim i saj i bëri të qeshin të gjithë që ishin në dhomë, e më së shumti babanë e tij Anthony dhe të ëmën Aileen Codd që njëherit edhe është autore e videos gazmore. /Telegrafi/