Një grua nga Shtete e Bashkuara, nuk ka mundur të mbajë entuziazmin dhe frikën, kur e ka përjetuar për herë të parë mënyrën se si vozitet vet një veturë.
Në videon e plasuar në YouTube, nuk jepen detaje se kush është ajo, por thuhet: ”Ja një 70-vjeçare që provon se si vozitet vet një Tesla Model S”.
Funksioni i autopilotit, që e lejon veturën të shfrytëzojë një varg censorësh për të mbajtur shpejtësinë dhe distancën, ka qenë e papërballueshme për zonjën, transmeton Telegrafi.
“Ka vetura që po vinë në drejtimin timin, më lejo që unë ta drejtoj makinën vet”, dëgjohet duke thënë ajo, ndërsa provon t’i vë duart mbi timon.
“Është hera ime e parë që dal… dhe jam gati të vdes”, shprehet gruaja, teksa një shoqërues e qetëson, duke e inkurajuar të vazhdojë. /Telegrafi/