Telegrafi

Reagimi i qenit që hyri për herë të parë në shtëpinë e re, bëhet viral në rrjetet sociale

Kur qeni i quajtur Valentine hyri në shtëpinë e parë të vërtetë, ajo nuk dinte çfarë të bënte dhe ishte shumë e hutuar.

Valentine e kaloi jetën e saj të re duke lindur këlyshë dhe nuk e kishte idenë se çfarë do të thoshte rehatia dhe siguria e shtëpisë, derisa njerëzit e mirë e morën nën krahun e tyre.

Reagimi i qenit ndaj shtëpisë së re theu zemrat e pronarëve.

“Ajo duhej të bindej të hynte me ne. Ajo ishte e frikësuar, e hutuar dhe nuk donte të largohej nga korridori i shtëpisë sonë, por ne e joshëm me ëmbëlsira”, tha ajo.

Videoja mblodhi më shumë se gjysmë milioni pëlqime në TikTok dhe pronari zbuloi se qeni ishte mësuar plotësisht me familjen dhe shtëpinë e saj të re brenda pak muajsh. /Telegrafi/

@valentinethepitmatianThe moment you realize you are home forever.💓 #rescuedog #adoptdontshop #pitmatian #dogtiktok #rescueanimals #dogsofttiktok♬ Surrender – Natalie Taylor